Ditë më parë Sulejman Starova, ish-trajner i Partizanit i cili aktualisht mban postin e këshilltarit të presidentit Gazmend Demi, e cilësoi trajnerin aktual të të kuqve, Mark Lulianon, si të paaftë. Italiani që këtë fillim sezoni ka hasur shumë vështirësi në arritjen e rezultateve me kryeqytetasit, i pyetur nga gazetarët në përfundim të ndeshjes miqësore kundër Pelisterit për këtë çështje, ai u përgjigj me ironi duke thenë “kush është ky”.

Çfarë mund të thoni për kritikat e ish-trajnerit Starova ndaj jush?

Kush është ky?

Ish-trajneri i fundit dhe këshilltari i presidentit Demi…

Çfarë ka thënë?

Se trajneri Iuliano është i paaftë…

Më falni, çfarë ka bërë ai?

Ka fituar kampionatin e fundit të Partizanit në vitin 1993.

Aaa, çerek shekulli më parë, unë pas tij kam fituar Champions dhe kampionate. Duhet t’ia thoni këto atij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb