Zdenek Zeman ka ngelur në klasë ish-ndihmësin e De Biasit te Kombëtarja jonë Paolo Tramezzanin. Zeman thotë se mungesa e përvojës do të jetë një problem për në drejtimin e Luganos. Për trajnerin e njohur çek, i cili e shpëtoi ekipin zviceran nga rënia në ligën e dytë sezonin e shkuar, ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria duhet të mësojë sa më shpejt sekretet e profesionit. “Paolon e njoh vetëm si lojtar, kurse si trajner nuk ka bërë asgjë nuk ka treguar ndonjë aftësi. Ishte zëvendëstrajner i Shqipërisë… shumë pak për të gjykuar”, u shpreh 69-vjeçari për mediat italiane. Pyetjes se cili është gabimi që 46-vjeçari nuk duhet të bëjë për të pasur sukses në këtë aventurë, bohemi iu përgjigj shkurt: “I mungon përvoja dhe nuk e mori atë te kombëtarja shqiptare pasi nuk kishte postin e trajnerit por të zëvendëstrajnerit, kështu që duhet ta mësojë sa më shpejt zanatin. Tramezzani është nga ata që flet mirë, të shohim nëse do të mjaftojë”.
(BalkanWeb)