Conor McGregor ka sulmuar kritikët e tij teksa vazhdon përgatitjet për rikthimin e shumëpritur në UFC muajin që vjen.

Irlandezi ka që prej gushtit të kaluar që nuk është ndeshur, dhe sfida e fundit ishte në sportin e boksit ndaj Floyd Mayweather.

Por aktualisht ai po përgatitet për rikthimin në MMA, ku do të ndeshet me rivalin Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në Las Vegas më 6 tetor.

Mbrëmjen e së martës, irlandezi ka dërguar një mesazh për të gjithë ata që kanë thënë fjalë negative për të.

Në një foto të postuar në Instagram, McGregor pozon pranë statujës 60,000 euro të vetes së tij.

“Mos i kushto vëmendje kritikëve. Asnjë statujë nuk është bërë në nder të tyre,” shkruhej poshtë fotos.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: