Kritika e aktivistes së njohur në Kosovë, Zana Avdiu në drejtim të gjestit të bërë nga Granit Xhaka ndaj Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta. Avdiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cilësonte veprimin e bërë nga lojtari me origjinë shqiptare si një akt të turpshëm.

317790669 10159228233892361 4445335595039231862 N
317790669 10159228233892361 4445335595039231862 N

Sot, ajo ka bërë një publikim tjetër në Facebook ku tregon se ka marrë disa mesazhe kërcënuese. “Veç mos të pafsha live, kam me të mbyt”, apo edhe “Ose kërko falje publikisht, ose unë do të marr hak vet” – ishin vetëm disa nga mesazhet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb