Atletja bjelloruse, Krystina Timanovskaya, ka fituar një vizë për në Poloni, pas frikës që kishte për t’u rikthyer në vendin e saj. 24-vjeçarja kritikoi trajnerin e për këtë kishte frikë të rikthehej në atdhe, pasi ishte e pasigurt nga ajo që mund t’i ndodhte atje.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë viza për sportisten. Madje thuhet, se dhe partneri i saj është larguar nga Bjellorusia dhe mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Ukrainë.
Në një prononcim për BBC, zv. ministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz ka thënë se Timanovskaya është në kontakt të vazhdueshëm me konsullatën polake në Tokio dhe se Polonia sipas tij, do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar sportisten për të vazhduar karrierën e saj.

24-vjeçarja ka pretenduar se zyrtarët kishin ardhur në dhomën e saj, dhe i kishin komunikuar se kishte vetëm 1 orë kohë për t’u bërë gati e të niseshin për në Bjellorusi. Ky presion i tyre ka shtuar frikën e vajzës, ndaj dhe ajo ka ndërmarrë hapin për t’u larguar përfundimisht nga vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb