‘Nëse do ta krahësoja qëndrimin tim nga Juventus tek Manchester Unitedin, tek ky i fundit ishte sikur të isha me pushime’. Kështu ka deklaruar Paul Pogba, i cili sa herë i jepet rast ti japë një ‘shuplakë’ Unitedit nuk rresht asnjëherë.

22-vjeçari u largua nga Djajtë e Kuq në vitin 2012 si lojtar i lirë pasi Sir Alex Ferguson nuk besonte te cilësitë e tij, mirëpo te Zonja e Vjetër u shndërrua në lojtarin më të kërkuar në Evropë.

“Njerëzit duhet ta dinë se asgjë nuk është e lehtë te Juve. Këtu është kulturë e ndryshme e punës krahasuar me vendet tjera. Këtu ne punojmë shumë. Të gjithë këta tituj, ne nuk i vjedhim. Kanë ardhur nga puna e duhur deri në fund”, -mësohet të jetë shprehur për La Stampa Pogba.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: