Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny ka dhënë një intervistë nga burgu ku ndodhet. Ai ka thënë se ambientet e burgut, i ngjasojnë me ato të një kampi kinez të punës, duke nënvizuar se është detyruar të shohë filma propagandistikë.

Kritiku i Kremlinit i tha New York Times se ditët e punëve të rënda për gulagët sovjetikë kishin mbaruar por që janë zëvendësuara me atë që ai e quajti “dhunë psikologjike të shpëlarjes së trurit” dhe “propagandës”.

Navalny, nga muaji mars i këtij viti, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë në Pokrovo, 100 kilometra në lindje të Moskës.

“Ju duhet të imagjinoni diçka si një kamp kinez i punës, ku të gjithë janë rresht për një dhe ku kamerat janë të vendosura. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm”, ka thënë Navalny në këtë intervistë.

Ai tha se janë vazhdimisht nën vëzhgimin e rojeve, deri sa detyrohen të shikojnë me orë të tëra propagande shtetërore, duke mos i lejuar ata të lexojnë ose të shkruajnë.

Por kritiku i presidentit rus thotë se është optimist për të ardhmen e regjimit të Vladimir Putinit, i cili këmbëngul se një ditë kjo do të përfundoj.

“Herët a vonë, kjo do të rregullohet dhe se Rusia do të ketë në një rrugë demokratike evropiane të zhvillimit. Thjesht, sepse kjo është ajo që njerëzit duan”, tha ai.
Më 20 gusht të vitit 2020, deri sa po kthehej nga qyteti Tomsk i rajonit të Siberisë për në Moskë, Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Ekipi i Navalnyt është përballur me një përndjekje intensive nga Kremlini. Ndërsa, Navalny po mbahet në burg, Fondacioni i tij për Luftën kundër Korrupsionit dhe një rrjet organizatave janë klasifikuar ekstremiste. Ky përcaktim ua ka pamundësuar personave të lidhur me grupet të kërkojnë poste publike, duke i ekspozuar ata me burgime afatgjate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb