Një producent i njohur filmi dhe një regjisor teatri janë arrestuar për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.
Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e Alexander Rodnyansky dhe Ivan Vyrpaev, të cilët jetojnë jashtë vendit, duke thënë se ata do të arrestohen dhe ekstradohen.

Vyrypaev gjithashtu është vendosur në listën federale të kërkimit nga Ministria e Brendshme e Rusisë. Rodnyansky i lindur në Kiev ka qenë ndër figurat më me ndikim në kinematografinë ruse në dekadat e fundit. Ai u largua nga Rusia pas fillimit të luftës dhe ka folur vazhdimisht hapur kundër pushtimit të Vladimir Putin.

Në tetor 2022, Ministria e Drejtësisë e Rusisë e shpalli Rodnyansky një “agjent të huaj”.
Dramaturgu, regjisori dhe aktori i njohur Vyrypaev ka disa vite që jeton dhe punon në Poloni dhe ka folur gjithashtu në kundërshtim me luftën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb