Ndodh edhe kjo! Një çift që ishin duke darkuar në një restorant në Krasnodar të Rusisë, pasi dënuan sulmet ruse në Ukrainë. Në rrjetet sociale është publikuar video e arrestimit të çiftit rus, Alexey Ovchinnikov, 42-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Aleksei Ovchinnikov, 40 vjeç.

Arrestimi erdhi pas kritikave që ata bënë për Putinin, ndërsa mësohet se ka qenë kamerieri që i ka dëgjuar dhe më pas ka raportuar rastin në fjalë. Teksa prangosej nga policët, 42-vjeçarja nisi të flasë me zë të lartë, ku tregoi mbështetjen e plotë për Ukrainën, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg.

“Do t’i shkojë deri në fund, lavdi Ukrainës. Jo, nuk dua të hesht, nuk dua të hesht. Slava Ukraini! Slava heronjve! Slava Zelensky”, bërtiste rusja para policëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb