TIRANË

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se strumbullari i të gjithë krizës politike është Kodi Zgjedhor. Ai pohoi se të gjithë partitë dhe aleatët e PD-së po kërkojnë ndryshimin e tij. Shehu në fjalën e tij kishte edhe një ftesë për Partinë Demokratike, të cilën e ftoi të përafrohet dhe të mbështesë qëndrimi e partive të vogla sa i takon Kodit Zgjedhor.

“Ne nuk futemi në zgjedhje, sepse është djegur afati. Ne kemi firmosur një marrëveshje me PD. Janë djeg mandatet, janë djeg edhe  zgjedhjet dhe ne nuk pranojmë këtë kryeministër. Kodi Zgjedhor është strumbullari i gjithë kësaj. Ne po kërkojmë që ta ndryshojmë këtë. Kjo nuk është marrëveshje për parlament, sepse ne kemi dalë nga ty. Nuk ka më zgjedhje. Nga do të hyjmë nga dritarja? Jo, s’ka më zgjedhje. Këto janë tre pika që na puqin me PD dhe aleatët e tjerë”- shtoi ai.

Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, dialogu është pjesa kryesore mes palëve. Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të lë batutat dhe të japë një propozim institucional për tejkalimin e ngërçit politik.

“Dialogu duhet të vijojë. Kjo është një krizë  institucionale  dhe përgjegjësia është e kryeministrit. Presidenti ka autoritetin që ia jep kushtetuta për të thirrur të gjitha partitë. Të dëgjojmë edhe zotin Rama që të ketë një qëndrim institucional”-tha  Ndoka.

Nga ana tjetër edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule shtoi se janë të vendosur për të shkulur të keqen me rrënjë, ndërsa shtoi se kërkesa e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve nuk është antikushtetuese.

“Ne jemi të vendosur ose do të shkulim të keqen të gjithë së bashku ose do të na zërë të gjithëve. Nuk është antikushtetuese kërkesa jonë për të shtyrë zgjedhjet. Cili është pushteti në një demokraci, ka dy anë, vullneti i sovrani dhe pushteti me strukturat e veta. Kur thyhet balanca pushteti i kalon atij nga i cili buron, sovrani. Është shëndet për demokracinë të konfirmohet sovrani. Nuk ka zgjidhje tjetër veç një konsensusi të gjerë, me përmbajtje, shtrirje në kohë, dhe pengesë deri më tani për këtë zhvillim pozitiv, është një individ, që quhet Edi Rama, as PS. Kjo platformë këtë synon, mos lejohet me pushteti i njëshave. Nga kush vuan vendi sot nga një njeri, që ka qëndruar më shumë në pushtet, që nuk lë asnjë politikan pa përgojuar përditë”-shtoi Dule.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: