TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda telefonike mes Astrit Avdylajt dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Ai tha se materialet e publikuara treguan qartë se krimi elektoral ka pronësi të plotë mbi procesin e zgjedhjeve në vend. Ish-deputeti akuzoi kryeministrin Rama duke e cilësuar atë si “Zot dhe Sulltan” që po shkatërron demokracinë e Shqipërisë.

“Përgjimet  treguan se krimi elektoral komandon procesin. Ka disa rrugë për t’i dhënë zgjedhje një krize të rëndë: E para është rruga e normalitetit. Pa asnjë kosto për shqiptarët dhe biznesin. Ky ndryshimi do të vijë pa dhunë . Ne jemi opozita dhe sot qytetarët kanë një opozitë të fortë dhe paqësore. Vendimet tonat janë paqësore.

Nuk ka një polic të lënduar. Ne jemi forcë e përgjegjshme, që po e bëjmë protestën pa dhunë. Krahasojini protesta tona me ato të Francës dhe të Athinës. Ne dëshirojmë një zgjidhje paqësore. Ka patur tension, por janë  të gjitha paqësore.

Këto janë hetime zyrtare të prokurorisë dhe falë medias ato dolën në dritën e diellit. Edi Rama është Zot dhe Sulltani i vendit. Kryeministri deri tani po tregon se ka humbur arsyen. Nuk ka negociata me Shqipërinë. Ky vend ka nevojë për zgjidhje dhe shqiptarët kanë përballë një opozitë të përgjegjshme”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb