TIRANË

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni gjerman iu përgjigj interesit të medias për krizën dhe për përgjegjësitë që duhet të marrë klasa politike shqiptare. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i delegacionit gjerman, Josip Juratovic, tha se politikanët duhet të shohin problemet reale që ka sot Shqipëria me qëllim për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Teksa u pyet se a rrezikon Shqipëria një konflikt apo përplasje civile në 30 qershor, zyrtari gjerman pohoi se kjo nuk është në dorën e tij, por në dorë të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, shqiptarët e dinë tashmë se çfarë duan dhe këtë  duhet ta kërkojnë pa reshtur.

“ Unë personalisht nuk jam askush që mund të japë një recetë rekomandimesh. Kjo është në dorën e qytetarëve shqiptarë për të vendosur se çfarë duan ata. Procesi është konkurrim dhe pres që partitë politike të marrin pjesë në këtë proces. Dhe nga ana tjetër, është bindja ime personale: Populli shqiptar e di shumë mirë se çfarë dëshiron.  Shqiptarët duan të kenë shanse më të mira, shkollim,shëndetësi dhe dhjetëra gjëra pasi kjo nuk mund të zgjidhet në rrugë”- tha Josip Juratovic, kryetari e Grupit Parlamentar (SPD).

Duke komentuar largimin e të rinjve nga Shqipëria, delegacioni gjerman tha se përmirësimi nuk vjen duke qëndruar në rrugë, por duke u përballur me problemet reale. Ai hodhi kritika edhe ndaj opozitës shqiptare.

“Unë mund të parafytyrojë gjendjen, kur sheh se një burrë në moshën time se si fëmija e tij braktis vendin. Politika dhe partitë do të përballen me këto gjera. Detyra e politikanëve duhet ë përballen me ketë probleme dhe mos të dalin në rrugën me tymuese për të realizuar qëllimet e tyre”- tha përfaqësuesi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: