Besart Kadia, Zv/ministër i Financave, në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se në ndihmë të qytetarëve për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, po përpiqet të bëhet indeksimi i ndihmës ekonomike dhe pensioneve, në të njejtën përqindje sa ç’llogaritet inflacioni.

Ai u shpreh se kriza nuk do të zgjidhet për disa muaj por pritet të zgjasë në kohë.

Kadia shtoi se dimri pritet të jetë një periudhë e vështirë dhe se rritja e gazit dhe energjisë elektrike në botë, do të sjellë efektet edhe tek çmimet e produkteve në vendin tonë.

“Çmimet janë rritur qytetarët e të gjithë shtresave por e përjetojnë inflacioni dhe masat janë dy herë me rreth 400 mln euro që çmimi të kompensohet nga shteti. Asnjëherë nuk mjafton pensionistët e kanë ndjerë. Indeksimi për shtresat vunerabël, është të mos kenë kosto më të lara se më parë.

Kjo nuk është periudhë e lehtë dhe do të varfërojë disa.

Paketa e dytë nis me pensionin në shtator rritje 6 përqind. Nuk është shumë dhe i lehtëson plotësisht, por kompensohet rritja. Nëse inflacioni është 6 përqind po indeksohet pensioni 6 përqind.

Kjo nuk është periudhë që do të zgjidhet në një apo dy muaj. Ne si ministri Financash kemi qëndruar strikt se kjo nuk është një krizë e përkohshme që do të zgjidhet me 2 muaj, po zgjat dhe shqetësimi është që do të jetë një dimër jo i lehë. Rritja e gazit dhe energjisë do të pasqyrohet edhe tek çmimet në Shqipëri.

Në tërësi e masim inflacionin për të gjitha produktet dhe shpresojmë që të shkojë aty ku ishte. Nëse kjo vijon do të thotë që shteti të marrë paratë dhe ti harxhojë vetëm për kompensim, një politikë e vërtetuar si e dështuar”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb