Bashkimi Europian ka miratuar një fond ndihme prej 3 miliardë euro për Turqinë me qëllim që kjo e fundit të përballojë numrin rekord të emigrantëve.

BE-ja shpreson se fondi do të ulë numrin e refugjatëve në vendet e unionit. Sipas marrëveshjes, ekzekutivi i BE-së do të paguajë 1 miliard euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga 28 vendet anëtare.

Më shumë se 1 milion emigrantë arritën në BE vitin e kaluar nga deti dhe shumë prej tyre udhëtojnë përmes Turqisë.

Aktualisht Turqia është strehë e rreth 3 milionë refugjatëve, shumica e të cilëve janë larguar nga Siri për shkak të luftës 5-vjeçare.

Një marrëveshje u arrit mes Ankarasë dhe Brukselit, duke i dhënë Turqisë fonde dhe lëshime politike në këmbim të forcimit të kufijve të saj. Megjithatë, marrëveshja është nënshkruar vetë të mërkurën për shkak të kundërshtimit të Italisë.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb