Gjermania i bëri thirrje Rusisë që të ushtrojë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas foli me kujdes për ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në kufijtë e BE-së.

“Putini është sigurisht ai që thjesht mund të përdorë ndikimin e tij mbi (Presidentin Aleksandër) Lukashenko për t’i dhënë fund kësaj përpjekje vërtet çnjerëzore,” tha ai, duke akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e azilkërkuesve si një mjet politik për të ushtruar presion mbi BE.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb