Sllovenia ka vendosur që të pranojë rreth 2500 emigrantë në ditë. Sipas mediave ndërkombëtare ky vendim nuk ka kënaqur fqinjët e saj, Kroacinë, e cila kishte kërkuar që të pranonte rreth 5000 emigrantë në ditë.

Sekretari i Ministrisë së Brendshme të shtetit, Bostjan Sefic tha se Sllovenia nuk mund të pranojë kërkesën e Kroacisë për 5000 emigrantë në ditë, sepse kufiri ditor i Austrisë është 1500 refugjatë. Sipas “BBC”, shumica e emigrantëve – nga Afganistani, Siria, Iraku, kërkojnë të kalojnë Kroacinë dhe Slloveninë për të arritur në Europën Perëndimore. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ulja e temperaturave ka vështirësuar kushtet e strehimit dhe jetesën e emigrantëve që rrinë me orë të tëra në kufinj. Rreth 40 autobusë me emigrantë janë bllokuar të dielën në Serbi.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: