Rreth 192, 000 emigrantë janë arrestuar teksa përpiqeshin të kalonin kufirin e SHBA-së ilegalisht nga Meksika gjatë muajit shtator.

Shërbimi Federal i Rojës Kufitare, bëri me dije se krahasuar me muajin gusht , ka një rënie me 9%.

Ndërkohë në shtator të 2020 numri i tyre ishte nën 58, 000.

Ndërsa numri i personave të arrestuar në muajt e fundit ka qenë shumë i lartë. Kujtojmë se në korrik ishte rritur në nivelin më të lartë , me rreth 213, 000 njerëz.

Sakaq nga tetori i 2020-ës deri në shtator 1,73 milionë njerëz u arrestuan, shifra rekord të regjistruar ndonjëherë në një periudhë 12-mujore. Ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, u bënë 458 mijë arrestime.

Shumica e emigrantëve depërtohen drejtpërdrejt nga autoritetet amerikane. Byroja Federale e Hetimit tha se ¼ e tyre ishin arrestuar të paktën një herë në 12 muajt e fundit.

Sipas të njëjtit institucion, numri i fëmijëve të pashoqëruar dhe të miturve të arrestuar ra me 24% në shtator, krahasuar me një muaj më parë.

Presidenti Joe Biden është kritikuar për numrin e madh të emigrantë që mbërrijnë në kufijtë jugorë të SHBA-ve.  Republikanët, e akuzojnë demokratin Biden se ka krijuar një krizë me politikat e tij liberale të emigracionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb