Britanikët do duhen të përballen me faturat e larta të gazit dhe energjisë elektrike. Qeveria britanike bën me dije se fatura e energjisë do të shkojë deri në 3000 paund në prillin e vitit 2023. Deri më tani, faturat për një familje mesatare janë rreth 2500 paund, pra parashikohet një rritje prej 500 paundësh nga Kancelari i Thesarit, Jeremy Hunt.

Në një goditje të madhe për miliona britanikë, pagesa e njëkohshme prej 400 £ për të gjitha familjet për të ndihmuar me faturat këtë dimër nuk ka gjasa të përsëritet në vitin 2023. Sipas burimeve zyrtare, thuhet se kancelari po kërkon të synojë mbështetje të re për “pensionistët me të ardhura të ulëta dhe familjet e cenueshme”, por ende nuk është miratuar asnjë ligj mbi këtë çështje.
Thesari të shtetit do duhet të do të rimbushë sërish atë, pas marrjes së borxhit nga Liz Truus, pandemisë globale Covid-19 dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Dje kryeministri Rishi Sunak, paralajmëroi se rritja e taksave do të godasë të gjithë qytetarët dhe do detyrohen të paguajnë pak më shumë. Nga masat fiskale, Sunak po planifikon të ngrijë tatimin mbi të ardhurat, sigurimet kombëtare, TVSH-në, tatimin mbi trashëgiminë dhe pensionet për gjashtë vjet. Po ashtu ai u shpreh se nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj planit të tij, pasi inflacioni është rritur me 10.1%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb