VENEZUELE

President i kontestuar i Venezuelës, Nicokas Maduro do të marrë masa për zvogëlimin  e orarit të punës në institucione dhe për mbylljen e shkollave, në mënyrë që të menaxhojë krizën me energji elektrike. Lajmin e masave, Maduro i ka bërë të ditur përmes një fjalimi në televizionin kombëtar më 31 mars se plani 30-ditor do të ndihmojë në përballimin e problemeve të lidhura edhe me rezervat e ujit.

Presidenti socialist ka paralajmëruar edhe kundër ndonjë shprehjeje të pakënaqësisë gjatë krizës, pasi lideri opozitar, Juan Guaido ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë.

Guaido ka thënë se mosmenaxhimi i mirë dhe neglizhimi i infrastrukturës janë shkaqet kryesore të kësaj situate.

Maduro në anën tjetër, ka pretenduar pa asnjë të dhënë se sabotazhi i Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve politikë kanë nxitur këtë gjendje.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Mirëpo Rusia, së bashku me Kinën, mbështesin Maduron dhe kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për shtetin e Amerikës Jugore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb