Kriza e energjisë në të gjithë botën, kryesisht në Europë duke shkaktuar rrithe të mëdha të çimiimeve ka hapur një debat të fortë duke bërë fajtore Rusinë për mosfurnizim.

Sipas “The Guardian” zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexahnder Novak, ka thënë se certifikimi i gazsjellësit “Nord Stream 2”, që po e pret dritën e gjelbër nga rregullatori në Gjermani, do të mund të ndikonte në uljen e çmimit të gazit në Evropë.

“Mendoj se janë dy faktorë, të cilët disi do të mund ta qetësonin situatën. E para, natyrisht, është përfundimisht kompletimi i certifikimit dhe drita e gjelbër sa më e shpejtë për furnizimet me gaz përmes gazsjellësit të kompletuar, Nord Stream 2”, tha Novak gjatë një takimi të zyrtarëve qeveritarë dhe shefave të kompanive të energjisë.

Zyrtari i lartë rus shtoi se rritja e shitjeve të gazit në platformën elektronike të kompanisë “Gazprom” gjithashtu mund t’i qetësojë çmimet. Gjatë takimit të zyrtarëve rusë, presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e Evropës me energji. Moska do t’i rrisë furnizimet për Evropën përfshirë shfrytëzimin e gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin e Ukrainës.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: