Një sasi e konsiderueshme forcash sigurie bullgare u vendosën sot në kufirin me Maqedoninë, në kuadrin e një ushtrimi të përbashkët me qëllim për t’iu përgjigjur një fluksi të mundshëm migrantësh, njoftoi ministria bullgare e Mbrojtjes.

“Ne kërkojmë një koordinim më të mirë për t’i bërë ballë krizës migratore”, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes, Nikolay Nentchev, i cili asistoi këtë stërvitje në prani të homologut të tij maqedonas.

Sofia dhe Shkupi njoftuan se duan të jenë të përgatitur për t’i bërë ballë çdo skenari të mundshëm, ndërkohë që mijëra migrantë mbeten të bllokuar në Idomeni, në kufirin greko-maqedonas.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: