Presidenti Erdogan, ka bërë sot thirrje të hapur Greqisë të hapë kufijtë, gjatë fjalimit në Stamboll. Konkretisht, Erdogan është shprehur “O Greqi! Këta njetëz nuk do qëndrojnë aty. Pse bezdisesh? Do kalojnë dhe do shkojnë në një tjetër vend europian. O Greqi, të bëj thirrje të hapësh dyert e të heqësh këtë barrë nga vetja.  Lëri të shkojnë në vendet e tjera të Europës”, raporton “Kathimerini”.

Presidenti i Turqisë niset nesër për Bruksel, ku do të zhvillojë disa takime e diskutime me autoritetet e BE-së për çështjen e refugjatëve, ku shpreson se do ketë të tjera rezultate në negociatat  e reja, pasi siç theksoi nuk mori mbështetjen e pritur nga ndërkombëtaret.

Erdogan kërkon rishqyrtim të Deklaratës së Përbashkët për Refugjatët të vitit 2016. Siç i ka bërë të qartë kancelares Merkel në një bisedë telefonike dhe shprehu hapur dhe sot në Stamboll, marrëveshjet e mëparshme nuk kanë më vlerë.

Erdogan, gjatë fjalës në një aktivitet për 8-Marsin sot në Stamboll  ka folur edhe për gruan refugjate: “Asnjë nuk dënon përndjekjen e grave që kërkojnë azil në kufirin greko-turk, që keqtrajtohen, abuzohen. Askush nuk flet për trajtimin çnjerëzor në Greqi, të refugjatëve aplikantë për azil politikë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb