Konferencë për shtyp kanë dhënë liderët e BE, kryeministri kroat dhe kryeministri grek pas turit në kufirin tokësor Greqi-Turqi sot në mesditë.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka theksuar se kufiri grek është europian, mbrojtja është çështje themelore dhe rëndësi të lartë për të ardhmen  e Europës, ndërsa ka garantuar se BE vijon të respektojë e mbështesë marrëveshjen me Turqinë për krizën e refugjatëve, pavarësisht qëndrimit të ditëve të fundit të presidentit turk Erdogan.

Mbështetje dhe solidaritet Greqisë për mbrojtjen e kufijve, duke respektuar ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor, ka theksuar Charles Michel. Presidente e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka bërë të ditur se BE pranon kërkesën për mbrojtje politike të vendit, ndërsa mbështesin mbrojtjen e kufijve të Europës në Greqi me kontribut 700 milionë euro, nga të cilat do depozitohen urgjentisht 350 milionë euro.

  • foto galeri

Kryetari i Parlamentit Europian David Sassoli ka kërkuar zbatimin e politikave të reja novatore për trajtimin  e krizës së refugjatëve, duke theksuar se deri tani vendet e BE-së nuk kanë kërkuar reforma të Dublini II as kanë reaguar me vizion por kanë parë vetëm interesin e ngushtë të secilit. Tone të njëjta ndaj Turqisë për të mos theksuar më tej krizën humanitare, që ka arritur në nivelet e 2015 ka mbajtur dhe kryeministri kroat, Andrei Plenkovic.

Kryeministri grek ka bërë thirrje për solidarizim e mbështetje urgjente në politika rezultative për përballimin  e gjithë çështjes së refugjatëve, duke shprehur dhe pakënaqësi për indiferentizmin europian që zgjati ndjeshëm. Ndërkaq, në kufirin detat bëhet e ditur se sot në ishullin Lesbos arrin një anije ushtarake ku do të strehohen refugjatët  e arritur në ishuj pas 1 Marsit, për të ulur tensionet në kampin e mbipopulluar të Morias.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb