LIBANI

Qindra libanezë protestuan të dielën në kryeqytetin e vendit dhe zona të tjera për krizën ekonomike që ka plakosur vendin e cila u përkeqësua gjatë dy javëve të fundit, me shqetësimet për monedhën vendase të Libanit, të varur nga dollari, që humbi vlerën për herë të parë në më shumë se dy dekada.

Libani po përballet me një krizë të thellë fiskale, ndërsa renditet në një nga vendet me borxhin më të lartë në botë, me 86 miliardë dollarë ose më shumë se 150% të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Shumë prej protestuesve të së dielës në qendër të qytetit të Bejrut fajësuan liderët politikë libanezë për korrupsion dhe për keqmenaxhimin e fondeve .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb