Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se po dërgojnë avionë ushtarakë F-16 në Jordani për të mbështetur sulmet ajrore të këtij vendi kundër militantëve të Shtetit Islamik. Jordania ka premtuar të hakmarret kundër ISIS që pas postimit të videos ku shfaqej piloti ushtarak jordanez duke u djegur i gjallë.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk morën më pjesë në sulmet ajrore të koalicionit kundër ISIS , qëkurse piloti Moaz al-Kasasbeh u kap prej militantëve. Nuk është e qartë nëse skuadroni i Emirateve të Bashkuara Arabe do të ndërmarrë vetë sulme mbi ISIS-in nga Jordania.

Ky veprim “riafirmon solidaritetin e palëkundur dhe të vazhdueshëm të Emirateve me Jordaninë”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të vendit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: