Farheena mban në duar vajzën e saj vetëm katër muajshe, ndërkohë që po pret çiftin që së shpejti do të marrë vogëlushen e saj e për ta dërguar larg.

Fytyra e Lailas së vogël është lagur me lotët e nënës, e cila qan e dëshpëruar për fatin që e detyroi të shesë bijën e saj.

Prindërve të Lailës i janë premtuar 2 mijë paund për vajzën, e cila që nga ai moment do të shkojë të jetojë në Kabul.

Pasi i morën të bijën, Farheena mbulon gojën me mëngët e rrobës që ka veshur, në mënyrë që e qara e saj të mos dëgjohet, pasi nëse talebanët marrin vesh për atë që sapo ka ndodhur do të merrnin masa të rënda ndëshkimore.

Ky nuk është i vetmi rast që fëmijët shiten në Afganistanin e sotëm.

Ka kaluar një vit që kur mësuesja 28-vjeçare nga Mayamana, Afganistan humbi punën dhe shiti vajzën e saj, veprim që ajo e arsyetoi me mbijetesën e pjesës tjetër të familjes, e cila me pagesën e marrë nga shitja e foshnjës, mund të ushqehej e të mos vdiste urie.

Nënës së gjashtë fëmijëve iu ndalua të kthehej në shkollë tek studentët e saj e të vijonte të jepte mësim, kur talebanët pushtuan qytetin një vit më parë, më 15 gusht të vitit 2021.

Pa asnjë të ardhur, dhe një fëmija më i madhi ishte shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes akute.

Kur fqinji i saj i tha asaj se një çift i cili nuk mund të lindte fëmijë kishte kërkuar një familje të gatshme t’i shiste një foshnjë të porsalindur, Farheena tha se ishte e interesuar.

“Nuk ka ditë që unë të mos qaj e të mos vuaj për fëmijën tim”, u shpreh ajo,. megjitahtë [pranoi se nëse gjendja vijon të mbetet e njejtë, do të duhet të shesë edhe një tjetër fëmijë për të mundësuar mbijetesën e katër fëmijëve të tjerë dimrin e ardhshëm.

Organizatat ndërkombëtare kanë thënë se që nga marrja e pushtetit nga talebanët vitin e kaluar, bërë praktikë e zakonshme që familjet në Afganistan të shesin të porsalindurit e tyre të huajve.

Stafi i materniteteve është gjithashtu gjithnjë e më shumë i përfshirë në lehtësimin e “procedurave” të shitjeve.

Një zëdhënës i Organizatës Kombëtare Afgane për Ndihmë dhe Humanitare (ANAHO) tha se tregtia, e cila është e jashtëligjshme nën qeverisjen talebane dhe ndodh fshehurazi, ishte një praktikë shumë e rrallë para shtatorit të kaluar, por muajt e fundit të paktën dy familje në javë kryejnë një “tregti” të tillë.

Katër familje të tjera që gjithashtu shitën foshnja gjatë gjashtë muajve të fundit folën me The Times.

Më e fundit nga shitjet e tyre ishte në maj, kur një nëne iu ofruan 200 £ për djalin e saj dy muajsh.

Nëna e fëmijës, e cila ishte nga Kabuli, tha se disa nga shoqet e saj as nuk po i ushqejnë më me gji të vegjlit e tyre, pasi kanë frikë se nuk do të munden të shesin të porsalindurit pasi do të krijojnë një lidhje më të madhe shpirtërore me ta.

“ANAHO” tha se çmimi i kërkuar për një fëmijë është ulur për shkak të numrit në rritje të familjeve të cilat tani janë të dëshpëruara për të ardhura për të siguruar mbijetesën, e për pasojë janë më të gatshëm të shesin fëmijët.

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, SHBA ngriu 7 miliardë dollarë të aseteve të huaja të bankës qendrore. Shtimi i sanksioneve ndërkombëtare dhe një rënie e financimeve ka bërë që vendi të bjerë në krizën e tij më të keqe të urisë në dekada.

Kufizimet e talebanëve për punësimin e grave i “humbën” gjithashtu vendin mbi 1 miliard dollarë, sipas OKB-së, duke shtuar nivelet “katastrofike” të pasigurisë ushqimore.

Më shumë se 900,000 njerëz janë të papunë që kur grupi mori kontrollin.

Dy mami të moshuara në spitalet qeveritare në Afganistan i thanë The Times se ishin në dijeni të stafit në repartet e maternitetit që kishin lehtësuar shitjen e foshnjave sepse shumë nëna kanë frikë të marrin në shtëpi foshnjat që nuk kanë mundësi t’i ushqejnë.

Padyshim që ka edhe raste që nënat ua kanë dhënë foshnjat e tyre të huajve falas me shpresën se ata do t’u sigurojnë ushqimin dhe strehimin që nuk munden.

“Save The Children” në Afganistan tha se ndërsa praktika ekzistonte para pushtimit të Talebanëve, ajo është rritur vitin e kaluar.

Organizata tha se kishte hasur në raste kur pronarët u bënin presion familjeve të paaftë për të paguar qiranë, për të shitur fëmijën e tyre.

Ajo ka ndërhyrë ndonjëherë dhe u ka ofruar nënave grante në para për të mbajtur foshnjat, por pranoi se kjo nuk ishte e qëndrueshme.

Një dentist 27-vjeçar nga provinca Balkh, i cili është i martuar me një mjeke dhe ka një vajzë biologjike trevjeçare, tha se pagoi 1600 £ për një djalë, sepse familja donte një djalë.

Atij iu tregua për foshnjën nga miqtë e tij në universitet, të cilët janë gjithashtu në kërkim të më shumë fëmijëve për të blerë.
Ai tha se pagoi një çmim më të lartë sepse donte të ndihmonte familjen. Ai pohoi gjithashtu se njihte një familje, vajza e së cilës ishte blerë nga një çift dhe ua shitur trafikantëve për të marrë organe.

Farheena tha se paratë që ajo mori për shitjen e Laila zgjatën vetëm disa muaj – ato ndihmuan për të paguar trajtimin për fëmijën që kishte të shtuar në spital dhe ushqim.

Nëse ajo vendos të shesë edhe një tjetër fëmijë, paratë që do të marrë do të jenë ndjeshëm më pak, do t’i zgjasin familjes së saj vetëm disa javë.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb