Papa Françesku tha të hënën se ishte i tmerruar që kriza politike që përfshinte Venezuelën mund të kthehej në një “gjakderdhje”.

Papa u tha gazetarëve në një avion gjatë kthimit nga Panamaja se “problemi i dhunës më tmerron”.

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro dhe kreu i opozitës Juan Guaido janë mbyllur në një betejë të pushtetit që kur Guaido shpalli veten president të mërkurën mes protestave të ashpra mbi problemet ekonomike.

Papa Françesku bëri thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe paqësore” për krizën dhe tha se po lutej për një rezultat në favor të “respektimi të të drejtave të njeriut”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb