Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti konstaton se qeveria tashmë në 4 muaj pandemi në Shqipëri ka ndihmuar shqiptarët me vetëm 100 milionë euro.

Ai thotë se Shqipëria nuk është e fundit vetëm për ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, por edhe për testimet por edhe për disa aspekte të tjera që lidhen me menaxhimin e situatës së COVID-19.

Teliti shton se qeveria nuk ka plan dhe as ka pasur strategji për të përballuar situatën.

”Është situata më e vështirë në 30 vitet e fundit .Recesioni më i madh për Shqipërinë. Jemi në korrik dhe nuk dimë ende strategjinë, pra nuk ka plan. Ne sot fatkeqësisht jemi vend I fundit në rajon për shumë gjëra, por për përballimin e situatës me koronavirusin. I kemi bërë pyetje që në mars, pse nuk bëhen testime? Me Europën jemi shumë larg, por edhe në Ballkan jemi shumë ulët. Për çdo 98 shqiptarë bëhet 1 testim. Në Serbi për çdo 18 qytetarë bëhet 1 testim. Në Bosnje për çdo 29, në Maqedoni çdo 27, në Mal të Zi ço 25. Ne jemi të paktën 4 herë më pak se vendet e Ballkanit.

Fakti që sot, kemi dëgjuar shumë deklarata, por jo strategji, menaxhimit të COVID_19, ajo që ka ndodhur në 2 javët e fundit, është prej 4 muajsh. Ne duhet të ishim në përmirësim. Por ajo që ka ndodhur në 2 javët e fundit ka ndodhur në 4 muaj gjatë pandemisë. Numrat nuk janë rritur se janë bërë më shumë testime. Këto numra kanë qenë. Por janë kthyer institucionet shtetërore dhe shëndetësore në vatra.

Ne sot nuk kemi përmirësim të situatës. Fakti që sot është vatër QSUT, dhe ka rrjedhur më pas në kapilarët e jetës sociale, ka sjellë përkeqësim galopant. Mund të ndodhemi përballë shifrave galopante.”- tha Teliti.

Teliti thotë se mund të ishin bërë disa hapa, të cilat do të ishin më pak nga ato që tani duhet të bëhen në kuadër të kësaj krize ekonomike. Ai thekson se gjatë pandemisë duhet të shfrytëzoheshin resurset, jo të vijonin tenderat dhe të paguheshin inceneratorët.

”Të jemi të qartë, e kam thënë që ditët e para. Çdo vend i botës që preket nga pandemia kalon në recesion ekonomik. Në të gjitha ekonomitë e duhura. Diskutimi është tek minimizimi i dëmeve. Që do kishte dëme ka për të patur dëme, por si reagojnë aktorët e tregut, sidomos qeveria që është aktor kryesor, pra si ndërhyu për të minimizuar dëmet. Vetëm 100 milionë euro ka dhënë, nga 11 marsi ku u futëm në karantinim ,deri më sot qeveria nga paratë tona ka dhënë bashkasrisht 100 milionë euro direkte.

Na ka ngarkuar po ne qytetarët vetëm për kapriciot e saj, me 109 milionë euro që i duhen dhënë Bechettit.

Atë para që kemi derdhur ne këto vite, na ka dhënë vetëm 100 milionë euro. Zgjidhja do të ishte vetëm fokusimi tek gjendja ekonomike dhe sociale. Subvencionim, mbështetje direkte, edhe me kosto për të rritur borxhin publik por për të mbyllur dëmet. Duhet të rishikoheshin të gjitha prokurimet publike, mos paguheshin më inceneratorët. Por çdo lloj resursi vetëm për ekonomime. A ekzistonin burimet? Po. Dëmet sot do të kishte por jo gjithë shtëpia. Jo të vijonin të humbisnin vendet e punës. Në Tiranë kemi qindra- mijëra biznese që mbyllen.”- shton eksperti i PD.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb