Jep dorëheqje ministri i Financave të Turqisë, Lutfi Elvan. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi mbrëmë një ministër të ri të financave në mes të trazirave në ekonominë turke gjatë javëve të fundit, kolapsit të ri të monedhës së saj dhe rritjes së inflacionit.

Me një urdhër ekzekutiv presidencial të lëshuar në mesnatë, kreu i shtetit zëvendësoi ministrin e Financave Lutfi Elvan me zëvendësministrin e Jashtëm Nureddin Nebati. Sipas dekretit presidencial, Erdogan pranoi dorëheqjen e Elvan dhe në vend të tij emëroi zotin Nebati. Elvan pasoi Berat Albayrak, dhëndrin e zotit Erdogan, pas dorëheqjes së tij në nëntor 2020.

Por mandati i tij u karakterizua nga kriza. Mëngjesin e djeshëm, Banka Qendrore turke ndërhyri për të ndaluar rënien e lirë të paundit turk, i cili brenda një muaji humbi 30% të vlerës kundrejt dollarit.
Nga viti 2019, zoti Erdogan shkarkoi tre guvernatorët e bankës qendrore, të cilët kundërshtuan dëshirën e tij për të parë rënien e normave të interesit. Brenda vitit 2021, paundi turk humbi 40% të vlerës së tij kundrejt dollarit amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: