Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se PD-ja ka një plan të qartë për të dalë nga kriza ekonomike.

Sipas saj, në të gjitha takimet që ka pasur me qytetarët, shihet lodhja e tyre nga gënjeshtrat dhe nevoja për një lider ndryshe, normal, karakteristika të liderëve europinë siç tha Duma, por që i gëzon edhe kryedemokrati Basha.

“PD ka plan të plotë për të liberalizuar ekonominë, të lehtësojë tatimet. Bizneset shqiptare duhet t’i kthehen momentit kur tatimorët nuk duhet t’ju shkojnë më nëpër dyer si gjobaxhinj. Nuk janë vetëm taksat ato që ndikojnë biznesin, por janë taksat indirekte si AKU apo licensime të trefishta që kanë renduar atë bazën fiskale mbi të cilën sot gjobiten për mua, nuk taksohen. Shqiptarët sot paguajnë më shumë taksa. Këta erdhën në pushtet me idenë që do bëjmë shtet duke mbledhur më shumë taksa. Qeveria Rama e ka krijuar vetë bilancin e dyfishtë me taksimin e lartë.

“Besimin që qytetarët kanë te Basha dhe PD, e kam kuptuar kur qytetarët të presin me padurim. Ua them qartësisht, sot jashtë edhe pritshmërive të mia, se kur populli është i lodhur, na pret me padurimin për të ndërruar pushtet. Janë shumë të lodhur. Ne jemi antipodi i tij( Ramës), kundërshtia e tij. Ata e shohin Shqipërinë si portë për të ikur, jo por të qëndruar. Njerëzit edhe kur e kujtojnë qeverisjen e PD nuk shikojnë kurrë këta taksambledhësit e kollarisur të rilindjes, dhe një kryeministër që tallet që nga nevojat bazike deri tek dinjiteti i shqiptarit.

Në fund kuptojnë që janë më të varfër. Askush sot nuk thotë se biznesi është më mirë se dje. Njerëzit na kërkojnë se na shikojnë normal. Vota në këtë vend e di që është marrë me gënjeshtra, ne duhet të bëjmë të kuptueshëm dhe të kërkueshëm normalitetin në këtë vend. Unë mendoj që Shqipëria s’ka vuajtur për mungesën e njerëzve karizmatikë, përkundrazi ka pasur shumë të tillë. PS ka pasur qeverisje normale para Edi Ramës. Në logjikën time sot Lulzim Basha po i jep Shqipërisë një frymë normaliteti. Shkëlqimi i tij është normaliteti i tij. Shkon takon njerëzit, i dëgjon shqetësimet, shqiptarët duhet ta shikojnë historinë e tyre duke zgjedhur lider normal. Nuk ka në Europë lidera që shkëlqejnë me karizmë e batuta por me normalitet”,- shtoi Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb