Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, ka deklaruar se nuk i beson të dhënave të publikuara nga qeveria në lidhje me inflacionin, pasi e ka quajtur një lëvizje të qëllimshme mbajtjen e tij në nivele të ulëta.

Sipas tij një lëvizje e tillë bëhet me qëllim që kur të kryhet indeksimi i pagave, qeveria të jetë e justifikuar para qytetarëve dhe të deklarojë se pagat u indeksuan aq sa ç’ishte edhe inflacioni.

“Inflacioni 15 përqidn edhe indeksimi do të ishte 15 përqind. Ndaj e mbajnë inflacionine ulët, që të thotë ju dhamë sa ç’ishte ifnlacioni. Nuk jam për ti besuar të dhënave të tyre. Në maj Anglia e ka pasur 20 përqind këta thonin 5 përqind”, u shpreh Soko.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, u shpreh se qytetarët janë të detyruar të vajnë krizën dhe se zgjidhja e vetme është prodhimi i produkteve në vend, e jo importimi i tyre.

“Te shporta ndikimi i importeve është i pari se importojmë në sasi të madhe pasi u plotësojmë dot kërkesat në vend. Qeveria ka faj që duhet të stimulojnë politika që produktet e importuara të prodhohen në vend. Bota ndodhet në kushte të tjera nga ne. Qytetarët do ët vuajnë krizën, paketa është e pamjaftueshme. Kjo krizë përballohet si Europa. Kur të vjen çmimi i lartë nga jashtë…”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: