TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaroi sot jashtë Kuvendit se qeveria po bën një propagandë të shëmtuar me pandeminë. Ai tha se situata në vend rëndohet dhe 1.7 milionë shqiptarë kanë mbetur të vetëm e të braktisur nga qeveria në momentin më të vështirë.

I pyetur për krizën energjetike dhe qëndrimin e LSI-së, ai theksoi se ka vetëm një plan për të qenë me qytetarët dhe t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka përgjegjësinë për t’i zgjidhur.

“Sot në Kuvend u diskutua një marrëveshje që lidhet me një dërgesë vaksinash të tjera, por të gjithë në sallë harrojnë se qindra mijëra qyt janë sot me covid dhe mijëra familjarë të pambështetur. Propagandë e shëmtuar nga qeveria.
175 mijë të infektuar në regjistrat e qeverisë, por nga vetë shifrat e qeverisë janë të infektuar 10-fishi, rreth 10 milionë shqiptarë. Mbi 1.7 mln shqiptarë i kanë zgjidhur vetë problemet e tyre, janë përballur vetë. Kjo situatë vazhdon e të rëndohet. në vend të kishte kokën e ulur me turp, të një qeverie që në momentin e parë vendosi që shqiptarët të mos testoheshin, sot vjen propagandë. Tragjike që jemi në këtë situatë, i vetmi element pozitiv përkushtimi i mjekëve i familjeve. 1.7 mln shqiptarë kanë mbetur të vetëm, të braktisur nga qeveria në momentin më të vështirë. Këto shifra kokëforta të palëvizshme ndajnë qartë propagandën nga e vërteta. Do jemi sot e përgjithmonë për të provuar këto të vërteta të mëdha”, tha Vasili.

“Kryeministri Rama krizat e vërteta, siç është kriza shëndetësore, e pandemisë i quajti të zgjidhura që në 2 qershorin e vitit që lamë pas dhe më prapa ndodhi ajo që ndodhi, dhe në mungesë të aftësisë sepse është kapur për fyti nga oligarkët dhe interesat e errëta, që të zgjidh këtë krizë shpik të tjera. Ai është aty për t’u dhënë përgjigje krizave dhe të mbështesë qytetarët e të mos paguajë rregullisht dhe pa u lodhur oligarkët dhe koncesionet e veta. Këtë duhet të bëjë kryeministri Edi Rama. Sa kohë paguan oligarkët dhe koncesionet është thjesht dhe vetëm një armik i shqiptarëve.
Ka vetëm një plan LSI të jetë me ju. Të thotë këto të vërteta siç janë dhe detyrimin që t’i bjerë me çekiç kokës atij që ka përgjegjësinë, kryeministrit për t’i zgjidhur, i cili po nuk i zgjidhi duhet të largohet një sahat e më parë si shprehje e vullnetit të 2 mln shqiptarëve që kanë kaluar COVID dhe kanë mbetur të vetëm e të shkatërruar”, deklaroi Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb