Administratori i OSHEE, Adrian Çela, ka bërë një rezyme të punës së bërë brenda vitit që sapo lemë pas.

Çela theksoi se kriza energjetike ka prekur OSHEE, pasi rritja nuk është reflektuar në kosto për xhepat e qytetarëve, por në një barrë të shtuar sipas tij për OSHEE.

Ai nënvizoi se arkëtimi ka qenë i një niveli të lartë, ndërsa shtoi se instalimi i matësve smart, një projekt pilot i provuar fillimisht në Tiranë dhe Durrës, do të shtrihet tanimë në Shkodër e më gjerë.

“Deri më tani situata është optimiste, ndikuar kjo edhe nga koha. Pas një ore vijon piku i ngarkesës. Megjithatë asgjë nuk mund të parashikohet. Gjatë periudhës së vjeshtës kemi bërë lëvizjet e duhura. Sot dhe ditët e para të vitit të ri, do të vijojnë të jenë pozitive. Ajo që ndodhi në tregun global ka goditur financiarisht OSHEE. Fakti që çmimet kanë ndryshuar në tregun ndërkombëtar, ku vitin e kaluar parashikohej 6 mld lekë të shpenzohej për importin, ndërsa kjo kosto është rritur. Barrën e rritje së energjisë ne nuk ia faturuam konsumatorin, por e mbajtëm ne si barrë.

Arkëtimet për këtë vit janë në nivelin 72 mld. Nuk kanë të krahasuar me 7 vitet që kemi nisur këtë reformë. Për familjarin shkon në nivelin 101%, e në kategorinë jo familjar në 91%. OSHEE ka vazhduar të paguajë detyrimet ndaj tatim taksave. Kemi paguar 7.2 mld qeverisë për taksat. Kemi minimizuar nivelin e shpenzimeve operative. I rëndësishëm është dhe niveli i investimeve. Në investimet që ne kemi bërë gati është ajo që në bashkëpunim me Bankën Botërore. Është instalimi i matësve smart. Pasi përfunduam dy projektet pilot në Tiranë e Durrës, do të shtrijmë këtë investim edhe në Shkodër e më gjerë”, tha Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb