Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë është ngrohur me batanije në shtëpinë e tij.

Teksa po fliste para mediave për krizën energjetike në vend, dhe po bënte apel për kursim të energjisë elektrike së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rzivanolli, kryeminisrti tregoi edhe formën se si po ngrohet në shtëpinë e tij.

Kurti tha se mbrëmë kur ka shkuar vonë në shtëpi, ishte ngrohur me batanije.

“Unë më shumë jam ose në makinë duke udhëtuar nga një vend në një vend tjetër, ose në Kryeministri ku e kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: