Kriza energjetike, ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në “News 24”. Të ftuar në studio ishin eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri Arben Malaj dhe analisti Artur Zheji.

Malaj, theksoi se kryeministri Rama ka përhapur panik me paralajmërimin e krizës energjetike, e ajo që duhet të bënte ai sipas tij, ishte vetëm të tregonte se si do të përballohej kjo situatë dhe kostot financiare që duheshin. Nga krahu tjetër, analisti Zheji tha se Rama e bën këtë dramë ekonomike për të fituar kreditë politike në këtë mandat të tretë.

Malaj: Gazi ne nuk na prek. Ka filluar me ushqimet. Po, patjetër. Por është ushqyer një nacionalizëm benda politikanëve që i është sulur biznesit. Një njeri që dëgjon Ramën, do të mendojë se çfarë do të ndodhë nesër për fëmijën tim. Mund të jetë një biznes që mezi ka mbijetuar. Në momentin që nuk blihet mall dhe shërbim, kush do e ushqejë rritjen ekonomike? Unë kam akoma shpresë, se jemi vend anëtar i NATO, në BE, ata që kanë para kriminale nga kontrabanda, droga, nuk e bëjnë atë aktivitet pa pasur një mirëkuptim në nivel politik. Të tolerosh paranë kriminale dhe t’i japësh akses personave me CV kriminale që të marrin akses në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë ky është problem i madh. Një lidër ne panik merr vendime të gabuara.

Zheji: A është ky një uragan real të krizës energjetike që po kap të gjithë Evropën apo është një interpretim i Ramës.

Malaj: Nuk është hera e parë që jemi prekur nga rritja e çmimeve. Ka vite që shkencëtarët që kanë thënë që çmimi i naftës do rritej. Çfarë bëmë ne kur ndodhi kriza në vitin 2005? U ulëm dhe morëm masa. Çmimin e naftës Shqipëria nuk ka fuqi ta ndryshojë.

Zheji: Rama duke e çuar situatën përtej normales, e çon dhe grupin e tij që të qetëson dhe tregon garancinë. Kjo është thuajse kriminale të luash me ndjenjat e shoqërisë. T’i trembësh dhe më pas t’i bësh se si erdhi zgjidhja. Shqiptarët kanë humbur shpresën nga zgjidhja e konfliktit nga përballimi.

Malaj: Nuk gjej në asnjë vend kryeministër të ketë krijuar panik. Shqipëria duhet të shtojë punonjësit socialë, për të siguruar dritë, bukë dhe ujë çdo shqiptari. Edhe nga FMN ka thënë të mos bëhen investimet e mëdha, të pritet për to. Zv. kryeministri Ahmetaj flet mrekullia, por s’ka treguar koston që do të shpenzojë qeveria për të menaxhuar krizën. Unë te plani i Ramës bëra një plan 3 pika. Rama tha se do të vendosë të parën mbrojtjen me energji, e para duhet të ishte mbrojtja për të varfrin dhe biznesin. E dyta është që të mësojmë qytetarët të mos shpenzojnë shumë. Këto nuk e tregojnë koston për menaxhimin e kësaj situate. Rama nuk ka përgjegjshmëri, komunikohet.

Zheji: Unë mendoj që jemi përkundrejt rishpikjes që Rama po i bën profilit të vet politik të mandatit të tretë. Rama ka nevojë të justifikohet, të jetë dikush special. Situata tij nuk i jep ofertë speciale. Atëherë krijon vetë një dramë ekonomike, duke thënë se Shqipëria është në alarm. Është e pamjaftueshme që populli ta refuzojë dhe të ngrihet në revoltë. Kur të jemi të mbërthyer nga kriza ekonomike, do të shohim reagimin. Kam frikë se reagimi i shqiptarëve është largimi e jo përballimi.

Malaj: Rama nuk është individ, është kryeministri i shqiptarëve. Ai ka mbijetuar duke varfëruar shqiptarët. Rama tha se jemi në një luftë që s’dimë se si do e përballojmë dhe thotë se do çojë në orbitë satelitë. Parlamenti ka lindur për herë të parë se koha e luftës do i kthente taksapaguesit kundër dhe i largonin. Ku është kontrolli parlamentar, opozita ku është?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb