Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje drejtoreshën Rajonale të ADF, për Euro Azinë, Cecile Couprie, sa i përket energjetikës.

Në këtë takim, qeveria shqiptare përfaqësohej nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave Dalina Ibrahimaj. Zv. kryeministri Ahmetaj, theksoi se ky fond zhvillimi francez do të akordojë për Shqipërinë 60 mln euro, që do të përdoren për rikonstruksionin e Ujësjellësit të Durrësit.

Ahmetaj theksoi se kriza energjetike që ka kapluar botën do të jetë në vëmendjen e energjisë dhe ripërsëriti faktin që qeveria është angazhuar që të mos ketë rritje të tarfiave mujore të energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

“Me agjencinë franceze kemi nisur që prej vitit të kaluar një bashkëpunim intensiv. Nga qershori 2020, kemi avancuar së bashku tre projekte të rëndësishme dy prej të cilave janë shuma buxhetaore prej disa miliona eurosh. Projekti që jemi më familjar është në kuadër të rindërtimit. Ju më keni dëgjuar shpesh t’i referohem ndihmës franceze, që akordon 60 mln euro për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në Durrës. Marrëveshja që nënshkruam sot vjen në një moment të rëndësishëm, sepse të gjitha vendet ndodhen në krizë energjetike. Shqipëria disponon një potencial të lartë të burimeve të rinovueshme.

Ne sot prodhojmë energji 100% të rinovueshme, por nuk mjafton. Sot rezultatet e kësaj reforme janë të dukshme dhe po na ndihmojmë të adresojmë krizën energjetike aktuale. Kemi kursyer 8 mln euro në vitet e fundit si rezultat i humbjeve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë donatorët në sektorin e energjisë që kanë bërë të mundur këtë shumë investimi. Sot, kemi një panoramë tejet tjetër të sistemit. Numri i kompanive është rritur, nga 2 në 20. Mjetet e modelimit të vëna në dispozicion të sektorit do të bëjë të mundur mbështetjen e strukturave vendimmarrëse. Ne kemi marrë vendim që biznesin e vogël ta mbështesim. Shumë vende nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Ne kemi marrë zotim të kemi fuqi furnizimi, të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët pa ia rritur çmimet. Kjo është bërë e mundur për shkak të vëmendjes së kësaj qeverie, për shkak të punës së kompanive. Mbështetja e donatorëve kanë bërë që ta rikthejmë në vitalitet sektorin e energjisë dhe të ruajmë të pa ndryshuar dhe të mbrojtura çmimet e familjarëve dhe biznesit të vogël”, tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër, Drejtoresha Rajonale e ADF, tha se do të mbështesin sistematikisht qeverinë shqiptare dhe kjo do të nisë me një hua prej 50 mln eurosh fillimisht, e një hua të dytë po me kaq para, që do të vendosen në dispozicion për sektorin e energjetikës.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje të veçantë dhe të frytshme për të mbështetur qëndresën në sektorin e energjisë. Mobilizimi i instrumenteve financiare përbëjnë një mjet shtesë për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Mandati i agjencisë franceze të zhvillimit ka në synim të përshpejtojë angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE. Ne duam të përgëzojmë qeverinë shqiptare në nismat e ndërmarra në këtë kuadër. Në situatën ku Shqipëria është prekur në krizën energjetike rëndësia e këtij sektori merr vëmendje më të madhe. Programi që është mbështetur nga ne përmban një hua 50 mln euro në bashkëfinancim në një hua tjetër me vlerë prej 100 mln euro. Do të doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për progresin e rregullt në respektimin e etapave dhe objektivave për 2021. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për partnerët shqiptarë, sidomos për ministrinë e Energjetikës. Ky nënshkrim i marrëveshjes është fillimi i një pune të frytshme me projekte të shumta që do të mbështesim”, u shpreh Couprie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb