Zëdhënësja e Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar, Orjola Pampuri, ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama, për krizën e re energjetike.

Ajo thotë se krahas rritjes së çmimit të naftës, bukës dhe ushqimeve të shportës, shqiptarët do të duhet të përballen dhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ajo nënvizoi se shqiptarët po paguajnë korrupsionin e një qeverie të paaftë, ndërsa shtoi se tanimë i duhet qëndruar sa më pranë fëmijëve në nevojë.

Postimi Orjola Pampurit:

Sa kryefamiljare jane denuar pasi nuk kishin mundesi te paguanin energjine elektrike e per pasoje kerkonin mundesi per t’i mbijetuar erresires? Por askush nuk pyeti per ta! Ndersa ne vijim qytetaret e ketij vendi do te perballen me cmim me te larte te energjise, naftes dhe bukes, pra shqiptaret duhet te perballen me nevojen per mbijetese, prej korrupsionit, papergjegjshmerise dhe zhvatjes se paprecedente te buxhetit te shtetit nga qeveria qe nuk punoi qofte dhe nje dite te vetme per kete vend. Ajo qe diti te beje me mire ishte te pasuronte disa oligarke, kliente besnike prane qeverise, te perllogariste cdo qindarke dhe mekanizem se blerjes se votes, per te manipuluar vullnetin e qytetareve.

Nuk mendoi asnje dite per pensionistet qe ne fund te muajit me nje pension qesharak nuk mund te marrin medikamente, nuk mund te perballojne cmimet e larta te produkteve te shportes, e i gjithe mundi i jetes i shperblehet nga qeveria me vuajtje, pikerisht ne ate moshe ku duhet te jetojne te qete, personat me aftesi te kufizuar qe enden sa nga nje zyre ne tjetren per te kerkuar sherbime apo pagese per te mbijetuar, fermeret te cilet duhet te perballen me cmimin me te larte te naftes, duke i shtuar kesaj dhe cmimin e farerave dhe mungesen e subvencioneve, i deryron t’i lene tokat djerre e te jetojne ne kufijte e mbijeteses, bizneset e vogla e te medha me rritjen e cmimit te energjise i detyron te shkojne drejt falimentimit, te pakten ato qe kane mbetur, pasi taksat e larta bene qe nje numer shume i larte biznesesh te vogla e te medha te mbylleshin ne keto 8 vite.

Familjet ne nevoje do ta ndjejne me shume se askush rritjen e cmimit te bukes, pasi beteja e perditshme tyre eshte per buken e gojes. Ne fund te fundit, Edi Rama i bleu me cdo cmim e cdo forme qytetaret me 25 Prill, pikerisht per te rimarre mbrapsht gjithcka, deri ‘frymen’ e qytetareve te ketij vendi. Ne te gjithe e dime se si Edi Rama perdori cdo mekanizem, nga parate e termetit e deri tek administrata e shtetit, per te manipuluar vullnetin e qytetareve, ne te gjithe e dime qe Edi Rama eshte ne karrigen e kryeministrit sepse pushtetin absolut e vuri ne dispozicion te blerjes se votes me patronazhiste, leje ndertimi, legalizime e para ne dore. Kjo eshte e verteta. Qytetaret donin ndryshimin. qytetaret votuan ndryshimin dhe nuk heqin dore deri ne largimin e kesaj qeverie. Ajo qe sot na shqeteson te gjitheve eshte Edi Rama, dhe kjo ndodh nese qendrojme te bashkuar vetem per kete qellim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb