Kriza energjetike po pengon edhe frymën e Krishtlindjes. Vitet e tjera do të shihnim pothuajse të gjitha qytetet e mëdha të Europës të dekoruara, por tashmë kufijtë po ngushtohen.

Në Verona janë vendosur stola prej druri ku qytetarët mund të shijojnë verën e ngrohtë dhe të bëjnë pazaret e tyre, por dritat e ndezura të festave që dekoruan rrugët këtë vit janë ende në shqyrtim. Zyrtarët nuk kanë vendosur ende se si do të bëhet dekorimi pasi pasojat e luftës në Ukrainë që rezultoi në nisjen e krizës energjetike e kanë “shtrënguar” situatën.

Në Spanjë, biznesmenët thonë se nëse dritat nuk ndizen… Krishtlindjet “do të fiken”. Siç theksojnë ata, fakti që pandemia ka reduktuar lëvizjen e tregut ngre shqetësime për ditën në vazhdim. Ata thonë se dekorimet sjellin klientë teksa qytetarët shëtisin dhe blejnë. Biznesmenët theksojnë se është e nevojshme të lëvizë tregu, sidomos këtë vit, në mënyrë që ekonomia të mos bjerë në kolaps.

Edhe në Strasburg, këtë vit, pema qendrore e tregut të famshëm të Krishtlindjeve, ka më pak drita. Është tregues se qyteti, i cili tërheq 2 milionë vizitorë çdo vit, kërkon të ulë konsumin e energjisë me 10%.

Në Paris, një nga destinacionet më të preferuara për pushime, ka ardhur koha për… reduktim të dritave. Në Champs-Élysées, ato janë ndezur vetëm deri në orën 23:45 dhe jo deri në orën 2 të mëngjesit, siç ishte tradicionalisht në vitet e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb