Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar që në rend dite të shtohet edhe një akt normativ që lidhet me çmimin e naftës. Ai kërkoi që qeveria të heqë dorë nga dy taksa të naftës, për të trajtuar këtë situatë emergjente.

“Qeveria të heqë dorë nga dy taksa të naftës. Çështja për të cilën po diskutojmë ka të bëjë me emergjencë. Ndërhyrja ligjore që po propozojmë trajton një emergjencë. Emergjencë ka qeveria me akt normativ. Unë s’po them jo, për t’i dalë përpara këtij keqinterpretimi kam kërkuar reflektim, kam marrë trajtimin logjik të saj.

Ne kemi këtu historia që janë bllokuar me ligje. Ka fakte se si është shkelur rregullorja. Nuk ka dy emergjenca. Qeverisë që i digjet barku për popullin dhe qeverisë që nuk i intereson. Ndaj janë institucionet shtetërore, për të trajtuar situatat”, tha Vasili.

Gjithashtu edhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka kërkuar që të diskutohet në parlament agresioni rus në Ukrainë dhe roli i Ballkanit dhe Serbisë, që për shumë analistë të huaj sipas tij, është interpretuar se ka mbështetur Rusinë dhe tenton destabilitetin e rajonit.

“Ju keni lënë çështje pa debat për agresionit rus në Ukrainë. Kur ngjarjet avancojnë, deklaratat e njerëzve më të mëdha të botës janë më të pa qarta, ne hezitojmë për elementët e tjerë në përputhje me elementet e krijuara. Atë ditë që deklaruat moskalimin e mocionit me debat, u tha se u miratua një mocion tjetër me debat që lidhet me Kosovën. Personalitetet e mëdha botërore flasin për rajonin tonë. Kritikojnë afër rolin e Serbisë, neve heshtim. Nuk shoh arsye për të shmangur këto diskutime. Duhet të diskutojmë për këtë zonja kryetare”, tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb