Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria do të jetë transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

I ndalur tek kriza energjetike, Zaev tha se do të bëhet çdo përpjekje që çmimi të  jetë i qëndrueshëm.

“Ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për njerëzit, sidomos për të paforizuarit social, të dobëtit dhe të pafuqishmit në shoqëri. Ne po i rrisim pagat me një ritëm të shpejtë. Çmimi i energjisë elektrike ka katër vite që nuk ka ndryshuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë të mbajmë një çmim të qëndrueshëm”, ka thënë Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb