Profesori dhe eksperti i ekonomisë Sherif Bundo, i ftuar në rubrikën “Opinion” “News 24”, foli për krizën globale që ka pllakosur vendin. Ai tha se gjendja do të vijë duke u përkeqësuar, ndërsa shtoi se me evoluimin e jetës shoqërore dhe teknologjisë, shtetet janë të ndikuara nga ekonomitë e njëra-tjetrës.

“Kemi të bëjmë me dy nga sektorët më delikat në tregjet financiare botërore. Çfarë ka ndodhur në tregjet e produkteve bujqësore. Furnizimi me produkte ushqimore është proces zinxhir që ka filluar që para 2 vitesh. Unë do të thoja që ka nisur që para se të binin alarmet e krizës së pandemisë botërore. Kjo vazhdoi me luftën e Ukrainës që e agravoi akoma më shumë. Ne vëmë re qëndrime proteksioniste të vendeve të ndryshme, në mënyrë të veçantë të prodhuesve të mëdhenj. Nga njëra anë Organizata Botërore e Ushqimit parashikon që të korrat e 2022.

Mendohet që në vitin 2022 dhe aq më keq prodhimi i grurit në 2022-2023. E ardhmja e produkteve ushqimore dhe drithërave të bukës nuk është optimiste. Parashikohet që edhe gjatë qershorit e korrikut të përkeqësohet edhe pak furnizimi me produkte ushqimore dhe të përkeqësohet në këndvështrimin e një presioni të madh. Përballë kësaj situate vëmë re disa karakteristika të veçanta e po kështu të bankave qendrore, të bankës qendrore amerikane që kanë për mision qendror të monitorojnë rritjen e çmimeve dhe në këto situata ata po mendojnë që me politika që kanë të bëjnë me ndikimin e forcës ta frenojnë këtë rritje të pritshme të produkteve mjekësore”, tha Bundo.

Bundo theksoi se duhet bërë një rishikim i tregjeve dhe ekonomive boëtore, në mënyrë që të përballohet kjo krizë.

“Analizat tona janë në këtë dritëshikim. Bota e sotme ka një pamje tjetër nga një pamje e 20 apo 30 vitesh. Globalizimi, integrimi i tregjeve botërore, lidhja online e bursave të lëndëve të para dhe tregjeve financiare ka bërë që efekti domino të jetë i ndjeshëm. Këto shpejtësi marramendëse e komunikimit të mallrave përcillen në mënyrë të rrufeshme. Efektet e luftës në Ukrainë se ata të dyja janë furnizuesit e 1/3 të grurit në Botë. Në Indonezi kemi të njëjtën politikë me vajin e palmës. Po kështu të njëjtat politika shihen nga vendet prodhuese të naftës që duke përfituar nga embargoja e Rusisë janë ndodhur në situata të tjera. Ekonomia amerikane pas shumë muajsh njoftoi rritjen e çmimit të benzinës. Prodhimi i lëndëve të para janë goditur përpara pandemisë. Kemi të bëjmë me shfrytëzim të lëndës së drurit.

Kemi të bëjmë me një politikë të mos përdorimit si duhet të tokës së sipërfaqes së punueshme. Koeficienti po vjen duke u shtuar. Ky është problem i madh. Edhe ne si ekonomi po ballafaqohemi tani për shkak të kësaj shpejtësie të krizës, nuk mund të themi që po mbështetemi te forcat tona. Kërkesa dhe oferta për produktet ushqimore janë të diktuara nga vendet rajonale. Kjo është arsyeja se pse kriza financiare në vitin 2007 dhe 2008, u transmetua në mënyrë shumë të shpejtë në tregjet financiare aziatike. Ekonomia shqiptare ka një lidhje të fortë me ekonomitë e tjera rajonale. Nëse ekonomia italiane ndikohet nga kriza, ky shqetësim përcillet menjëherë. Nëse ekonomia turke dhe kineze janë të ndikuara nga krizat, kjo përcillet automatikisht. Kemi ekonomi të ndikuar nga porti. SHBA-të kanë më shumë frikë pozicionimin e gabuar të Kinës se sa qëndrimet ekstreme të Rusisë. Nuk jemi më në kohën që gjykojmë në bazën e balancave. Ndikojnë disa faktorë të tjerë te gjuha e ekonomisë moderne.

Ka faktorë të karakterit psikologjik, të karakterit mentaliteti. E keni vënë re se paniku që po ndodh një krizë, është psikologjik. Paniku ka të bëjë me sjelljen e atyre faktorëve që në publik përcjellin sigurinë, mesazhin që të mos shqetësohemi. Këto nxisin qëndrimet ekstreme të njerëzve. Në prag të pandemisë njerëzit vraponin nëpër dyqane për miell e produkte të tjera ushqimore. Analistët analizojnë këto faktorë. Qeveritë bëjnë të paditurin dhe manifestojnë sjellje që tregojnë qartë mungesën e vizionit dhe qartësisë për zhvillimet e ardhshme ekonomike. Nuk marrin masa në kohën e duhur”, u shpreh eksperti.

Ndër të tjera, eksperti theksoi se si duhet të veprohet në periudha krizash në vende si Shqipëria.

“Gjëja e parë që duhet nënvizuar është që unë uroj që ata që kanë në dorë të marrin vendime, të nxisin faktorët dhe aktorët e rëndësishëm ekonomikë të shënojnë mirë se çfarë duhet të bëhet dhe të manifestojnë një lloj përulësie për të marrë opinionin e atyre që nuk kanë interesa politike dhe që duan të shprehin mendime realiste. Qeveritë duhet të jenë të përulura që kur hartojnë politika të mos i shohin si interesa elektorale. Banka Qendrore te ne, por edhe qeveria duhet të binden që roli për të ndërhyrë në ekonomi mjaftuan për ta mbajtur me sforco një qëndrueshmërie të kursit të këmbimit të lekut me euron. Këto japin efekt për një kohë të shkurtër, jo afatgjatë. Në vendet e vogla kjo është e mundur të ndihmojë menaxhimin e krizave. Duhet nxitur politikat në ndihmë të prodhimit vendas. Unë ndihem i dëshpëruar kur konstatoj që toka bujqësore nuk është e punuar dhe toka e papunuar rritet. Mungon një politikë e qartë publike. Numri i të imtave në dhjetë rrethet e Jugut, ka rënë nga 45 deri në 54% në 3 vitet e fundit. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale do të reduktohen. Mungesa e ofertës qëndron aty ku është dhe do të rriten çmimet. Qeveria s’duhet të bëjë politika selektive. Sigurisht që ka vend për të nënvizuar politika të tjera dhe ka ardhur koha që biznesi vendas të konsiderohet si partner, por jo si delja e zezë në një tufë të madhe me dele të bardhë”, përfundoi Bundo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb