SHKODËR

Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës po ndiqet me shqetësim të madh edhe nga komuniteti fetar në Shqipëri.

Kështu, Arqipeshkvia metropolitane Shkodër Pult, ka publikuar një mesazh të Angelo Masaffra ku thuhet se në dioqezën  në fjalë ka patur lutje për paqe dhe drejtësi për vendin tonë.

F13a1510 4c12 4b6f Be7c Eed3f2194da6 (1)
F13a1510 4c12 4b6f Be7c Eed3f2194da6 (1)

Gjithashtu Kisha njofton se mesha e së dielës do të jetë një meshë lutjeje për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, me dëshirën që palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit duke i shërbyer kështu interesave kombëtare dhe për të frenuar njëherë e mirë  vuajtjet e reja për popullin shqiptar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb