Një raport i ri i OKB-së tregon se tetë vitet e fundit ishin më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Kjo gjë tregon se bota tani është akoma më afër krizës klimatike. Sipas OKB-së, kufiri i rënë dakord ndërkombëtarisht 1.5C për ngrohjen globale tani është “mezi i arritshëm”.

Raporti, nga Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO), përcakton se si gazet serrë të larta në atmosferë po çojnë nivelin e detit dhe shkrirjen e akullit në nivele të larta dhe duke rritur motin ekstrem nga Pakistani në Porto Riko.

Vlerësimi u publikua në ditën e hapjes së samitit të klimës Cop27 të OKB-së në Egjipt dhe ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se “planeti ynë është në rrugën e duhur për të arritur pika kthese që do ta bëjnë kaosin klimatik të pakthyeshëm”.

WMO vlerëson se temperatura mesatare globale në vitin 2022 do të jetë rreth 1.15 C mbi mesataren para-industriale (1850-1900), që do të thotë se çdo vit që nga viti 2016 ka qenë një nga më të ngrohtat e regjistruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: