TIRANE

Në konferencën e përbashkët me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, në Tiranë, ministri holandez, Ferdinand Grapperhaus komentoi edhe protestat e opozitës së bashkuar.

“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që kemi patur rastë dhunë në Shqipëri.

Më vjen keq që opozita ka marr vendim të djegë mandatet. Dalja nga kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar cështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie. ”  – u shpreh ministri holandez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb