Italia, që aktualisht kryeson G20-n, dëshiron të organizojë një samit në lidhje me krizën në Afganistan, në kuadër të këtij forumi, njoftoi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Jemi duke punuar me hipotezën e një samiti “ad hoc” për të promovuar një debat të thelluar në lidhje me Afganistanin”, tha Di Maio gjatë një dëgjimi në Parlament.

“Do të na duhet të gjejmë aleanca dhe të përfshijmë të gjithë lojtarët, veçanërisht ata në rajon”, theksoi ministri.

Afganistani ra në duart e talebanëve pas një ofensivë meteorike, edhe para skadimit të afatit të caktuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për tërheqjen e trupave të fundit amerikane më 31 gusht.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: