MINSK

Lideri i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka promovuar dhe vendosur në poste kryesore të sigurisë, njerëz të tij të afërt dhe të besuar, për t’ju bërë ballë protestave masive në Minsk dhe qytetet e tjera.

Lukashenko po përballet me krizën më të madhe që nga koha kur qeveris, pas 26 viteve në pushtet. Ai shprehet vazhdimisht se shteti i Bjellorusisë “duhet të shpëtojë nga agresioni i huaj”, raportojnë mediat ndërkombëtare. “Bjellorusia e gjen sot veten duke u përballur me protesta masive dhe nën një kërcënim të vijueshëm nga jashtë”, tha kreu i shtetit bjellorus.

  • foto galeri

“Unë iu vendos në këtë poste që të mbani rend dhe siguri. Bjellorusia nuk mund të shembet dot se duan shtetet fqinje dhe të huajt”, ka thënë Lukashenko.

Vendosja në këto poste e besnikëve të tij është tregues se Lukashenko do të ruajë pushtetin e tij, teksa po përballet prej 4 javësh me demonstrata masive në vend.

Lukashenko largoi Andrei Ravkov, kreun e këshillit të sigurimit i cili koordinon punën e të gjitha agjencive dhe e zëvendësoi atë me Valery Vakulchik, më parë shef i policisë së sigurisë në KGB.

Një besnik tjetër, Vasily Gerasimov, u emërua në krye të komitetit të kontrollit dhe Anatoli Sivak, kryetari i bashkisë së Minskut, u gradua në zëvendëskryeministër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb