Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar si skandal ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas Lubonjës Shqipëria nuk bëri ndërhyrjen diplomatike dhe atë e bëri pikërisht Janullatosi.

Më tej analisti thotë se Shqipëria mbetet tek patriotizmi futbollistik ndërsa politika shqiptare bën vetëm luftë propagandistike dhe politike duke zgjidhur vetëm gjërat e vogla.

‘’Kriza është një sinjal që duhet të na bëjë të mendojmë. Refleksioni i parë është që mungon refleksioni. Kjo është një krizë e gjatë që ka një histori.

Po ju them një refleksion. Meta dhe Rama, që më ka ndodhur dhe mua. Shqipëria mundi 1-0 Greqinë. Qeveria nxori një shpërblim 100 mijë euro për lojtarët, atëhere ishte shumë. Ndërkohë në spitalin tonë, kishte një koronarografi, që duhet të blihej 100 mijë euro. Dhe shqiptarët merrnin rrugën për Janinë. Meta atëhere nuk reagoi. Kurse ky Rama, tha pse po vdesin disa pleq do ta bëjmë ne këtë.

Dhe tani po ky, për fat të keq, këtu bie tërmeti dhe ai do që të çojë ata çunat tek Ronaldo dhe Buffon. Bie pandemia, ky ka qëllim të çojë doktorët në Itali. Pra ky patriotizmi futbollistik. Për këtë vend, si ka përfunduar. Këtu është dhe problem më i madh, këta shqiptarë që vijojnë të ikin, asnjë reflektim. Vërtet patriotik në këtë drejtim. Meta diku lëshon ndonjë fjalë për braktisjen e Shqipërisë. Ky është një sistem për 5 njerëz. Më duket Laoceu apo Konfuci të jesh i pasur, në një vend mbretëror është turp, këtu është turp të jesh i pasur në një vend të qeverisur keq.

Faleminderit mund t’i themi Janullatosit në sipërfaqe. Për ta marrë dhe si figurë. Këtu ka shkatërrim. Bëjnë punët e vogla. Shoqëria është e rrënuar keq. Një krize duhet të ndihmojë për këtë, por këtu bëjnë vetëm luftë politike. Në thelbin e vet jemi tek patriotizmi futbollistik. Shqipëria ndërkohë nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, skandal që e bëri Janullatos.

Replikat Meta- Rama

Kjo është luftë propagandistike. |Ta çosh çështjen tek greku është gabim, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Sigurisht ne na takon përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë. Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj. Ky është problemi i parë. Skandaloze që ti shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra. Këtu s’ka shtet. Mbretëror një anarki, ujku mjegull do.’’- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb