Raportuesi i Parlamentit Europian për Malin e Zi, Tonino Picula ka komentuar krizën politike për të cilën është shprehur se duhet që të arrihet një marrëveshje mes aktorëve të brendshëm politikë për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar.

Ai gjithashtu theksoi se monitoron me kujdes situatën në Mal të Zi, duke shtuar se është i tejet shqetësuar.

Picula më tej u shpreh se polarizimi politik nuk është i pazakontë, jo vetëm për Malin e Zi, por ai duhet të mbetet brenda institucioneve.

“Ne nuk duhet të derdhemi me forcë në rrugë, siç ndodhi vitin e kaluar,” tha ndër të tjera Picula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb