SHKUP- Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja sot në Shkup do të mbajnë takim të ri për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend.

Në takimin e tretë të sotëm në Klubin e deputetëve, ashtu si në dy takimet e mëparshme do të jenë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav. Takimi i mbajtur para një javë përfundoi pa marrëveshje konkrete. Në takim është konkluduar se për të avancuar negociatat duhet të vërtetohen parimet për negociata, që të sigurohet barazia e të gjitha palëve dhe garancia se ajo që është rënë dakord me të vërtetë do të respektohet.

Ndërkohë në Strasburg u zhvillua edhe një takim i Gruevski dhe Zaevit me tre eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe eurokomisarit Johanes Han. Diskutim i sinqertë dhe vazhdim i takimeve, thuhej në kumtesën e shkurtër pas 10 orë bisedimesh maratone midis delegacioneve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: