Zhvillimet në selinë blu kanë qenë temë diskutime në emisionin “Frontline”News24.

I ftuar në studio, ish-deputeti Klevis Balliu e ka konsideruar Kuvendin e 30 prillit si më seriozi dhe koherenti me zhvillimet politike që po ndodhin në vend.

“Kuvendi i 30 prillit bëhet në bazë të Statutit ku do të bëhen ndryshimet në të. Është një nga Kuvendet më seriozë dhe koherentë me realitetin politik në vend. Çdo demokrat, deputet të bëjë detyrën e tij duke parë pjesë në të i cili ka për mision organizimin e partisë kundër qeverisë”

“Kuvendi nuk u shty për 6 marsin. U shty sepse ka pasur një kërkesë të tillë. Nuk e shtyjmë dot pafundësisht. PD duhet të ketë institucione e kryetar. Flasim për çështjen e shumicës. Është vërtetuar që Berisha ka shumicën. Pse vazhdojmë merremi me këtë. A mundet Rama me nje pakicë. Nuk ka sens logjik e politik. Berisha është institucion, një Facebook mbroi kufijtë e Kosovës. Nëse Berisha është shpallur non grata se ka denoncuar, ka mbrojtur interesat tona kombëtare, turp për ata.- tha Balliu.

Nga ana tjetër gazetari Erl Murati ka vënë theksin tek kriza e thellë në PD që sipas tij nuk do të mund ta ndryshojë as ky Kuvend i të shtunës.

“Përtej debatit për numrin e ulëseve në Pallatin e Kongreseve problemi i PD është fryma dhe grupimet e ndryshme brenda PD me drejtime të kundërta. Kuvendi që do të zhvillohet me 30 prill nuk do ndryshojë diçka. PD do të jetë po e përçarë. Kjo parti është dukshëm e ndarë. Përçarja e PD është shumë  ethellë dhe një pjesë e deputetëve nuk do të jenë në këtë Kuvend. Ky nuk është një konflikt e debat mes Bashës dhe Berishës. Nëse Berisha do të ngrihet në krye të PD, marrëdhëniet me SHBA nuk do jenë të mira. Ndarja do të vijojë edhe përtej Kuvendit. Nuk behët fjalë për një garë shumice Berisha-Alibeaj. Është e dukshme që Berisha është shumicë. Alibeaj është faktor se Basha dha dorëheqjen.”– tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb